ORGANIZIMI USHTARAK
✤ Tërësi masash që merr shteti për ndërtimin organizativ të strukturave të mbrojtjes në Uoje armësh e shërbimesh të rreshtuara në nënreparte, reparte e njësi dhe të pajisura me armatim, teknikë e mjete të tjera luftarake. O. U. filloi kur lindi ushtria, është ndryshuar e përsosur në varësi nga zhvillimi i forcave prodhuese, nga rendi ekonomiko-shoqëror, nga qëllimet politiko-ushtarake të tij dhe nga detyrat që shtron strategjia. Gjatë periudhës së luftërave antiosmane të populiit shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe më vonë veçanërisht gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ushtritë shqiptare kanë pasur një organizim ushtarak të caktuar, për të mbrojtur truallin dhe lirinë nga armiqtë e shumtë. Pas Çlirimit e deri sot O. U. është përsosur në përshtatje me etapat e ndërtimit soeialist të vendit, me shndërrimet ekonomike e shoqërore, duke marrë parasysh faktorin demografik, kushtet natyrore të vendit tonë, drejtimet operative e strategjike, kërkesat e luftës së sotme, organizimin ushtarak dhe mundësitë e armiqve tanë etj. O. U. është një ndër detyrat më të rëndësishme të strategjisë së luftës popullore (shih) dhe krijon mundësi që F. A. të RPS të Shqipërisë të thyejnë goditjet e para të befasishme të armikut, të mobilizohen shpejt për të zënë sa më parë vendet e caktuara në rast lufte dhe lufta popullore të zhvillohet sipas Artit tonë Ushtarak Popullor. Ai u përgjigjet strategjisë e taktikave tona luftarake dhe përballon me sukses strategjinë dhe ‘taktikat e armikut. Në RPS të Shqipërisë O. U. merret jo vetëm me problemet e Ushtrisë, por edhe me çështjet e organizimit, të armatosjes dhe të përgatitjes ushtarake të të gjithë popullit ushtar për mbrojtjen e vendit. O. U. siguron që repartet e njësitë të kryejnë detyrat me forcat e mjetet e veta, duke pasur mëvetësi gjatë veprimeve luftarake, manovrueshmëri të lartë, mobilizim e hapje të shpejtë dhe bashkëveprim të ngushtë midis tyre. O.
U. në RPS të Shqipërisë ka origjinalitetin e vet dhe i përgjigjet strategjisë së L P, ai është ndërtuar për të përballuar me sukses cilindo armik dhe për të korrur fitore mbi ta. Ky organizim lejon një përgatitje të tillë masive popullore sa më afër bazave të prodhimit dhe të punës së njerëzve, për të qenë përnjëherësh në këmbë në vendin e caktuar të luftës dhe gati për zjarr.
(A. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Organizimi Ushtarak
[cite]