ORKESTRAT FRYMORE


ORKESTRAT FRYMORE
✤ Bashkësi instrumentistësh me vegla fryme dhe me goditje të organizuara me të njëjtat kritere si orkestra simfonike. Luajnë zakonisht në mjedise të hapura, kryesisht marshe dhe pjesë orkestrale, simfonike, operistike, koreografike. Orkestra e parë frymore shqiptare u krijua më 1878 në Shkodër. Pas kësaj O. F. u ngritën në qytetet kryesore të vendit: Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë etj. Veprimtaria e O. F. përshkohej nga fryma patriotike. Me O. F. janë të lidhura edhe përpjekjet e para për krijimin e një repertori të kultivuar kombëtar, me pjesë të tilla si «Marshi i bandës Liria», marshi «Kongresi i Elbasanit*, kënga «Vlora-Vlora», marshi «Bashkimi i Shqipërisë» etj. Në vitet e mëvonshme u shkruan dhe u ekzekutuan suita e rapsodi me motive popullore nga drejtuesit e orkestrave. Pas Çlirimit të vendit O. F. marrin pjesë në veprimtaritë masive, kryesojnë në mitingje, manifestime e aksione. Është ngritur niveli i tyre cilësor me instrumentistë të aftë me arsim profesional. Rreth 30 banda dhe 10 fanfara ushtrojnë aktivitet të rregullt koncertal. Mes tyre shquhet O. F. e Ushtrisë Popullore. Repertori i tyre përfshin suita e rapsodi me këngë popullore e pardzane, uvertura, valle simfonike etj.

(S. Ka.-Mu. Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Orkestrat Frymore


[cite]