Orologji
(greqisht: ωρολόγιο) Orologji është libri liturgjik i kishës, i cili përmban shërbesat e Mesnatës, Mëngjezores, Orëve, Mbrëmësores, Pasdarkës. Gjithashtu përmban shërbesat e Kungimit Hyjnor, Paraklisin e së Tërëshenjtës, Himnin Akathist etj. Orologji përmban edhe të kremtet e përditshme me troparet e shenjtëve që festojmë si dhe troparet e Triodit dhe të Pesëdhjetores.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Orologji" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/orologji