OROSHI
✤ Fshat në rrethin e Mirditës, në shpatin P të malit të Shenjtit, nga e majta e 1. Fan i vogël. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bulshar, Grykë-Orosh, Mashtërkori, Nënshenjti, popullsia gjithsej 2553 banorë. Është fshat i vjetër, përmendet si bërthama e parë e krahinës së Mirditës që në shek. XV. Banorët e këtij fshati, që ishte dikur një nga qendrat e reaksionit të bajraktarëve e të klerit, kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ dhe fshati ka disa dëshmorë. U çlirua në tetor 1944. Në Bulshar të O.

lincli Heroi i Popullit Bardhok Biba. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. O. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rritjen e pemëve frutore. Në blegtori rriten të imëtat. O. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Në L të O. ndodhet burimi me vlera kurative i Nënshenjtit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Oroshi


[cite]