PËR MBROJTJEN E ATDHEUT
✤ (1948). Revistë e përmuajshme, organ teorik politiko-ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të RPSSH. Numri i parë doli në prill 1948 me titullin Revista ushtarake, më 1954 u quajt Revista ushtarako-politike e më pas Revista politiko-ushtarake, nga viti 1975 ka dalë me titullin e sotëm.
Nëpërmjet artikujve dhe materialeve studimore, propagandistike e metodike revista zbërthen kërkesat e vijës, direktivave dhe vendimeve të PPSH në fushën e mbrojtjes; pasqyron përvojën e punës për edukimin politik, ideologjik dhe ushtarak të efektivave; trajton e zbërthen çështje të teorisë marksiste-leniniste, të shkencës ushtarake dhe të Artit Ushtarak mbi Luftën Popullore. Në faqet e saj përgjithësohet përvoja e pasur e Luftës ANÇ dhe e luftërave të tjera të popullit. shqiptar për liri e pavarësi. Pasqyron punën për edukimin e stërvitjen ushtarake të popullit në shkollën e lirë; metodat e mësimdhënies e të drejtimit të stërvitjes etj.
(B.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Për Mbrojtjen E Atdheut