PËLLUMBI I EGËR


PËLLUMBI I EGËR
✤ Shpend i familjes së pëllumbave që në Shqipëri jetojnë në tre lloje: P. i E. i shkëmbit (Columba livia), P. i E. i pyllit (Columba oenas) dhe guaku ose gugashi (Columba palumbus) që është më i madh se të dy të parët (43-48 cm gjatësi dhe peshon 450550 g). P. i E. ka përgjithësisht puplim në -ngjyrë hiri me gushën e errët në anën e sipërme, me shkëlqim metalik në qafë, zakonisht me dy rripa të zinj ose të zbehtë në krahët. Jeton sidomos në pyjet e dushqeve dhe të ahut në gjithë vendin, në zonat shkëmbore dhe fushat. Gjatë dimrit shtohet numri i P. të E. dhe sidomos i guakut nga tufat që vijnë për dimërim. Ushqehen me fara të ndryshme, barishte të njoma etj. Ndërtojnë fole në koloni, në shkëmbinj, guva, drurë, në gufalla e fole të vjetra, në pyjet e dendura. Pjellin 2, rrallë 3 vezë. ngrohja zgjat 15-20 ditë, zogjtë e porsalindur ushqehen ditët e para nga prindërit me «qumështin e gushës». Jetojnë rreth 35 vjet. Mishi i tyre është i shijshëm dhe janë ndër objektet më të rëndësishëm të gjuetisë sportive.

(F.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pëllumbi I Egër


[cite]