PËRROI I THATË


PËRROI I THATË
✤ Dikues (afluent) i liqenit të Shkodrës që shtrihet në anën P të Alpeve Shqiptare, nie gjatësi 44.5 km, sipërfaqe të peligut ujëmbledhës 233 km2 dhe rënie 36 m/km. Pjesa dërrmuese e këtij pellgu është e ndërtuar prej gëlqerorësh dhe aolomitesh të karstëzuar që formojnë Luginën e P. të Th. (shih), mjaft karakteristike. P. i Th. ka rrjedhje sipërfaqësore vetëm gjatë periudhës së plotave, ndërsa në pjesën më të madhe të vitit shtrati i tij është i thatë dhe ujërat shkarkohen në liqenin e Shkodrës kryesisht nëpërmjet rrugës nëntokësore.

(R.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përroi I Thatë


[cite]