PAIONËT
✤ Grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në L deri te lugina e Strymonit (Struma) në kufi me fise trake, në P deri tek dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shpërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të shek. IV P. kishin krijuar mbretërinë e tyre, një ndër sundimtarët e së cilës ishte mbreti Agis. Që nga kjo periudhë historia e P. është e lidhur me përpjekjet e vazhdushme të shtetit maqedon për t’i nënshtruar. Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur sovranitetin e Maqedonisë, P. vazhduan të sundoheshin formalisht nga mbretërit e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lisimakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë. Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II e III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuara nga pushtuesit. Me riorganizimin administrativ të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së hashku me Pelagoninë formonin një provincë të veçantë të quajtur Macedonia II ose Salutaris.
(Zh. A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Paionët
[cite]