PALI GASPËR


PALI GASPËR
✤ (1816-19-12), Poet lirik. Lindi dhe vdiq në Shkodër. Pasi kreu gjimnazin në vendlindje, studioi për letërsi në Firence (Itali). Punoi si mësues. Hapat e parë letrarë i bëri nga fundi i viteve 30, duke bashkëpunuar me revistat «Rilindje», «Cir*ka» etj. Shkroi kryesisht poezi, në të cilat spikat prirja soditëse, një frymë e lehtë melankolike, lirizmi i vetvetishëm. Malli nër vendlindjen, dashuria e pastër dhe e ndrojtur, ëndrra për një lumturi që nuk arrihet janë motivet kryesore të poezisë së G. P., në të cilën herë-herë ndihet një notë e lehtë pakënaqësie ndaj realitetit të kohës. La në dorëshkrim shumë vjersha. Pjesa më me vlerë e krijimeve të tij poetike u përmblodh në vëllimin Hyjt mbi greminë (1959)

(N.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pali Gaspër


[cite]