PANAIRET


PANAIRET
✤ Pazare periodike të gjera për shkëmbimin e proahimeve dhe për shitjen e mallrave. Organizoheshin në data të caktuara, të lidhura me përfundimin e veprimtarive bujqësore e blegtorale. Kështu P. në maj lidheshin me qethjen e dhenve dhe shkëputjen e qengjave, në fund të qershorit me korrjet, në tetor me heqjen e bagëtive të vjetra nga tufat etj. Bëheshin në yende të hapëta, pranë kryqëzimeve të rrugëve dhe në sheshe grumbullimesh tradieionale për festa, si p.sh. në Komësi (Burrel), Vau i Dejës (Shkodër), Shëngjin (Tiranë), Shënjon (Elbasan), Dardhë (Korçë), Libofshë (Fier), Kulmakë (Skrapar), Shënllesh (Krujë) etj. P. ranë shumë herët në duart e feudalëve ose të institucioneve kishtare, që kishin përfitime nga vjelja e taksave dhe e detyrimeve të tjera. Në disa krahina të Shqipërisë P. dëshmohen që nga shek. XI. Nga shek. XVII — mesi i shek. XIX ato morën një përhapje të gjerë, që nga Kosova deri në Çamëri, duke ndihmuar në gjallërimin e ekonomisë monetare dhe në shkëmbimin e mallrave të krahinave të ndryshme. Ndërsa në fillim në P. shkëmbeheshin kryesisht prodhime bujqësore e blegtorale, më pas zunë vend sendet ë artizanatit. P. periodike që zgjasnin shpesh 1-2 javë vizitoheshxn nga tregtarë, vendas dhe të huaj, nga fshatarë dhe nga banorët e qyteteve. P. më të rëndësishme ‘ishin: i Elbasanit, i Prishtinës, Tiranës, Strugës, i Pogonit e i Ajdonatit etj. P. ishin edhe raste takimi ndërmjet fshatarëve për marrëdhënie të tjera, për shitblerje tokash e kullotash, për lidhje krushqie etj. Gjatë P. zhvilloheshin edhe veprimtari artistike popullore. Me zhvillimin e tregut të brenshëm dhe të rendit kapitalist, P. tradicionale e humbën rëndësinë e mëparshme. (Z.Sh.—Rr.Zj)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Panairet


[cite]