Papa Kristo Negovani
shqiptar ortodoks Papa Kristo Negovani (1875- 1906) ka lindur në Negovan të Follorinës në vitin 1875. Pasi u hirotonis prift filloi të përkthente tekstet liturgjike në gjuhën shqipe duke i praktikuar edhe nëpër shërbesat fetare. E burgosën në Manastir, por ai vazhdoi punën e tij. Dhespoti i Kosturit, Karavangjeli, e mallkoi, por Papa Kristo Negovani vazhdoi shërbesat në gjuhën shqipe. Më në fund e masakruan me sëpatë në pyllin e fshatit Negovan më 12 shkurt 1906. Ai u bë martiri i parë në përpjekjet për të futur gjuhën shqipe në shërbesat e Kishës Ortodokse.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Alqi Jani, Mitropolia greke e Gjirokastrës mallkon banorët e Nivanit të Zagories, Zagoria, korrik 2003, faqe 2.