Panteni

Panteni (+200) e kishte origjinën nga Sicilia dhe në fillim qe stoik. Pasi u konvertua në krishterim punoi si misionar në Indi dhe me t’u kthyer prej andej, rreth viteve 180, u vendos në Aleksandri ku ekzistonte shkolla e katekizmit, të cilën Panteni e ktheu në shkollë teologjike dhe e drejtoi për 20 vjet rresht, deri me vdekjen e tij në vitin 200. Ndër nxënësit e tij më të njohur janë: Klimi i Aleksandrisë dhe Aleksandri i Jeruzalemit. Shkrimet: Ndonëse Panteni ka lënë shkrime, asnjë prej tyre nuk ka qenë e mundur të bëhet e njohur. Klimi i Aleksandrisë është përpjekur të zbulojë veprën letrare të Pantenit por orvatjet e tij kanë dështuar. Gjithsesi mendohet se Panteni është autori i Letrës drejtuar Diognetit. Shkruesi i Letrës për Diognetin ka qenë apologjitik dhe ka jetuar rreth fundit të shekullit të dytë. Koha e shkruarjes së letrës ka mbetur e panjohur. Thuhet se letra u shkrua gjatë përndjekjes ndaj të krishterëve, por nuk përcaktohet se cilës përndjekjeje. Letra është një shkrim apologjitik që i drejtohet Diognetit. Letra për Diognetin përbëhet prej dymbëdhjetë pjesësh.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]