PAPI PETRO


PAPI PETRO
✤ (1911-1967). Militant komunist, veteran i lëvizjes punëtore e komuniste shqiptare. Lindi në Korçë më 15.5.1911. U formua e u kalit si revolucionar në gjirin e klasës punëtore korçare. Anëtar i GK të Korçës (1933), u zgjodh kryetar i shoqërisë «Puna» të rrobaqepësve (1934). Për veprimtari antizogiste e revolucionare dhe për pjesëmarrje në organizimin e Demonstratës së Bukës (1936, shih) u arrestua e u internua nga regjimi i Zogut. Anëtar i PKSIT me themelimin e saj. U zgjodh anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë për Korçën (1941).Mori pjesë -aktive në Luftën NÇ, u dallua si kuadër i aftë e i vendosur në detyrën si zëvendëskomisar i Brigadës IV S (1944) dhe anëtar i Shtabit të Korparmatës II NÇ (1944). Pas Çlirimit ka kryer detyra të rëndësishme partie dhe shteti, duke dhënë naihmesë për ndërtimin e socializmit. Ka punuar në aparatin e KQ të PPSH dhe prej 1949 për disa vjet si ambasador i RPS të Shqipërisë në disa shtete të huaja. Në Kongresin IV të PPSH (1961) u zgjodh kryerar i Komisionit Qendror të Revizionimit dhe në Xongresin V (1966) kryetar i Komisionit të Kontrollit e Revizionimit. Deputet në Kuvendin Popullor në legjislaturën e pestë (1962) dhe të gjashtë (1966).

(M.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Papi Petro


[cite]