PARASHIKIMI I MOTIT


PARASHIKIMI I MOTIT
✤ Përcaktimi i gjendjes së mundshme fizike të atmosferës (temp. erës, lagështirës, vranësirës, trysnisë atmosferike etj.), për një rajon të caktuar dhe për një periudhë kohe të dhënë, duke u mbështetur në analizën e hartave sinoptike të sipërfaqes së Tokës dhe të lartësive të ndryshme. Ky parashikim kryhet nga Shërbimi Sinoptik (shih) me afate 24-orëshe, 3~ditore, 5-7-ditore dhe 10-ditore. Shfrytëzohen të dhënat që merren çdo tri orë nga rrjeti i vendmatjeve sinoptike kombëtare, të shteteve të tjerë ballkanike, atyre evropiane dhe të pjesës veriore të kontinentit afrikan, si dhe nga Arkivi Qendror i Sinoptikës. X shërben komunikacionit ajror, detar e tokësor dhe gjithë degëve të tjera të ekonomisë e në veçanti bujqësisë, energjetikës, ndërtimit etj. Parashikimet e para mbi motin në Shqipëri kanë filluar më 1948.

(S.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Parashikimi I Motit


[cite]