Pendimi

Zoti i Gjithëmirë e dinte se të krishterët edhe mbas pagëzimit do të mëkatonin. Ai i njihte dobësitë e njerëzve dhe për këtë arsye krijoi një mister të veçantë, pra Pendim-Rrëfimin. Çdo i krishterë, çfarëdo mëkati që të kryej mbasi është pagëzuar, në rast se pendohet me sinqeritet të plotë dhe rrëfehet përpara Atit shpirtëror me mëshirë dhe besim te Perëndia, atëherë i falen të gjitha mëkatet. Këtë mister të Shenjtë, Krishti e krijoi që në momentin kur u tha nxënësve të tij: “Në të vërtetë po ju them, se nga gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe të gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell” (Mateu 18, 18). Zoti u tha apostujve: “Merrni Frymën e Shenjtë. Kujt do t’ia falni mëkatet, do t’i jenë falur, kujt do t’ia mbani, do t’i jenë mbajtur” (Joani 20, 23). Mbas apostujve të shenjtë, të drejtën për të falur mëkatet e morën pasardhësit e tyre, episkopët, të cilët kanë të drejtën t’i japin leje edhe priftërinjve më të devotshëm që të kryejnë misterin e pendimit dhe të falin mëkatet e cilitdo që rrëfehet.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]