PENESTËT


PENESTËT
✤ Fis ilir, banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën e tretë romake-maqedone. Treva e P. përfshihej në mbretërinë ilire. Më 169 p.e.r. Perseu për t’u lidhur me mbretërinë ilire, hyri në tokat e P., pushtoi qytetet e tyre dhe dëboi këndej garnizonet romake. Në trojet e P. kishte 14 qytete e kështjella, prej të cilave njihen me emër Uskana (shih), që ishte edhe kryeqendra e krahinës, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i P. e i qyteteve të tyre nuk përmendet më.

(Zh.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Penestët


[cite]