PETROGRAFIA


PETROGRAFIA
✤ Degë e petrologjisë, që merret me përshkrimin dhe klasifikimin sistematik të shkëmbinjve. Studimet e para petrografike në Shqipëri, të kryera që nga mesi i shek. XIX dhe studime të tjera që u kryen para Çlirimit nga gjeologë e petrografë të huaj, ishin të pjesshme e jo të hollësishme. Pas Çlirimit filluan të kryhen studime të mirëfillta e të programuara petrografike, që me ngritjen më 1948 të një bërthame të P. në Muzeun e Shkencave të natyrës (shih). Më 1953 u ngrit edhe një sektor i studimeve petrografike pranë Laboratorit Qendror të Gjeologjisë Sot ka sektorë të tillë në institucionet kërkimore-shkencore dhe në ndërmarrjet e gjeologjisë, si dhe në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, ku P. jepet si lëndë e plotë. Janë bërë studime petrografike për të gjitha llojet e shkëmbinjve magmatikë, sedimentarë e metamorfikë që gjenden në Shqipëri. Ndër studiuesit e sotëm rie fushën e P. përmenden Injac Ndojaj, Ismail Turku, Minella Shallo etj.

(Dh.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Petrografia


[cite]