PIKTURA MURORE
✤ Lloj i artit monumental-dekorativ, që realizohet me teknika të ndryshme dhe lidhet me arkitekturën e godinave. Gjurmë më të hershme të P. M. në Shqipëri ruajnë copëzat e suvave të thërrmuara të vilave romake, me motive gjeometrike ose motive bimore të kompozuara (Apoloni, Durrës) në afreske. P. M. u zhvillua dhe u përsos më tej në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme, e lidhur me tempujt kristianë. Krahas afreskut u përdor edhe mozaiku i punuar me gurë të zakonshëm gëlqerorë (Butrint, trakti i murit L i një godine kulti paraqet motivin e kupës dhe zogj), ose në përzierje dhe me kubikë të përgatitur me brumë xhami (kishëza e amfiteatrit antik, Durrës), ku spikasin kompozime në stil të formuar bizantin, frontale dhe statike, pa perspektivë. Në kishëzën e Durrësit haset mozaiku dhe afresku. Por mozaikun e kushtueshëm në provincat e varfëruara ilire e zëvendësojnë afresket.
P. M. me teknikën e afreskut mori zhvillim shumë të madh në mesjetë. Me afreske biblike u veshën kryefund kishat brenda, por jo rrallë edhe fasadat e tyre, të cilat në shek. XIII-XIV tek ne u parapëlqyen për të fiksuar figurat e dhuruesve së bashku me familjet e tyre (kishat e Apolonisë, Maligradit). Kompozimet e fasadave shquajnë nga një trajtim i theksuar monumental. Në P. M. kishtare u shfaqën edhe figura ë skena të tëra fetare në lëvizje hera-herë dinamike. Ky fenomen shënoi kalimin nga stili komnen në stilin e rilindjes paleologe. Kjo fazë e re e P. M. ka rëndësi të veçantë, sepse përkon me zhvillimin e pavarur politik të principatave shqiptare dhe me një qëndrim krijues më të madh ndaj artit bizan’ln. Në këto rrethana u përmirësuan veçori të tilla lokale, si fryma epiko-dramatike dhe humaniste që u shfaqën në afresket e Apolonisë, në pikën e takimit të traditave artistike të ardhura nga Lindja dhe Perëndimi.
P. M. e Apolonisë ka karakter monumental. Të tilla janë dhe afresket në kishën e Cerskës së Leskovikut. Ansamblet e mëvonshme të shek. XIV, si afresket e Maligradit, të Mborjes do të ndikohen nga piktura e kavaletit dhe do të ngjajnë si ikona të copëzuara vënë pranë njëra-tjetrës. Edhe P. M. e shek XVI-XVII me mjeshtër kryesor Onufrin dhe pasuesit e tij ISfikollën e Onufër Qipriotin do ta ruajë këtë traditë në rrethanat e pushtimit osman të vendit dhe të shfuqizimit të kishës, por në të njëjtën kohë do të krijohet dhe ndonjë vepër me tingull madhor, si afresket e Onufrit në Valsh të Elbasanit.
Një P. M. me vlera monumentale të mirëfillta do të krijojë në shek. XVIII D. Seleniea në Voskopojë, apo përtej këtij kufiri në Malin e Athosit dhe në Kostur, piktor që kapëreeu në masën më të madhe të mundshme kushtëzimin mesjetar në art, duke mbledhur në veprën e tij arritjet më të shënuara të pikturë§ shqiptare në të gjithë Ballkanin.
Më tej P. M. vazhdon të jetë një formë dekorimi e preferuar. Shumë piktorë pasues të Onufrit dhe të D. Selenicës si K. Shpataraku, Zografët e Korçës etj, do të krijojnë duke sjellë disa motive baroke (në pikturimin e froneve, të palëzimeve në veshjet), por me këta P. M. e kishës duhej të merrte fund pak nga pak dhe akoma më shumë me piktorët grabovarë Çetiri. Në shek. XIX P. M. u shfaq aty-këtu si formë e artit monumental dekorativ. Përpjekjet për të krijuar P. M. të përmasave të mëdha dhe me ide të përparuara shoqërore u bënë nga piktorët e realizmit socialist të viteve 60. Në vitet 70-80 shohim një gjallërim të P. M. të zbatuar në godina shoqërore të rëndësishme dhe në teknika të ndryshme. Të tilla janë mozaiku në brendinë e Hotel Tiranës, mozaiku dhe afresket në Muzeun Historik Kombëtar, si pamja «Sulmi partizan» (S. Shijaku, M. Fushekati), afresket realizuar nga N. Bakalli, B.Ahmeti etj. në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti në Krujë.
(Dh. Dh.—A. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Piktura Murore