PLANI I BARDHË


PLANI I BARDHË
✤ Fshat në rrethin e Matit (JL), në kufi me Bulqizën, në P të Qafës së Buallit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Klos (shih). Emri i mëparshëm Dëllenjas ishte për stanet e verimit në këtë vend. Përmendet lidhur me rrugën që kalonte nga Dibra në Tiranë nëpër Qafëbuall. Banorët morën pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në qershor 1943, u çlirua më 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Më 1968 u përfshi në koop. e bashkuar të Klosit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. P. i B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, rrjet tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plani I Bardhë


[cite]