PLANIFIKIMI I EKONOMISË SOCIALISTE
✤ Sistem i caktuar i organizimit dhe i drejtimit të ekonomisë socialiste nga një qendër e vetme, aë është shteti. P. i E. S. pasqyron ligjet ekonomike objektive të soeializmit e, në radhë të parë, ligjin ekonomik themelor të socializmit, ligjin e zhvillimit të planifikuar e përpjesëtimor të ekonomisë, vijën e përgjithshme dhe politikën ekonomike të PPSH.
P. i E. S. lind e zhvillohet kur ekziston diktatura e proletariatit dhe prona shoqërore mbi mjetet e prodhimit, që e bëjnë të mundshme e të domosdoshme planifikimin, zhvillimin me plan e në mënyrë përpjesëtimore të ekonomisë socialiste si ligj ekonomik objektiv për çdo vend që hyn në rrugën e ndërtimit të shoqërisë socialiste.
Drejtimi me plan i ekonomisë socialiste është mjeti themelor me anën e të cilit shteti socialist ushtron funksionin e vet ekonomiko-organizativ, që realizohet nëpërmjet planit unik e të përgjithshëm shtetëror (shih). Parimet e planifikimit socialist janë: partishmëria proletare; centralizmi demokratik; mbështetja në forcat e veta; karakteri direktiv dhe shtetëror i planit; hallka kryesore dhe parimi i vazhdimësisë në planifikim.
Në RPSSH planifikimi synon: zhvillimin e parreshtur të forcave prodhuese dhe përsosjen e marrëdhënieve në prodhim për ndërtimin e ploië të shoqërisë socialiste; plotësimin gjithnjë më mirë të nevojave materiale e kulturore të masave punonjëse; sigurimin dhe forcimin e vazhdueshëm të pavarësisë politike dhe të aftësisë mbrojtëse të vendit; sigurimin e zhvillimit përpjesëtimor midis sferave të veprimtarisë ekonomiko-shoqërore, midis anëve të riprodhimit të zgjeruar socialist, midis degëve dhe nëndegëve të ekonomisë, rretheve dhe ndërmarrjeve e kooperativave. Hartimi i një plani të studiuar dhe të ndërtuar mbi baza të shëndosha shkencore ka rëndësi vendimtare për ndërtimin me sukses të socializmit. P. i E. S. përfshin hartimin e planit, miratimin e tij, organizimin e punës për zbatimin dhe kontrollin e zbatimit. P. i E. S. mbështetet në metodën dialektike marksiste-leniniste; ai përdor gjithashtu analizën dhe sintezën, metodën e krahasimit, atë të normimit dhe metodën bilancuese. Krahas këtyre përdoren edhe metoda ndihmëse si ato statistikore, matematikore etj. Metodat e P. të E. S. konkretizohen në metodikat e përgjithshme dhe në ato analitike për çdo degë, nëndegë e sektor të ekonomisë e të kulturës.
Drejtimi me plan i ekonomisë, mbi bazën e planifikimit soeialist, në RPS të Shqipërisë realizohet nëpënnjet planeve afatgjata pesëvjeçare (shih) dhe planeve vjetore. Planet vjetore janë pjesë përbërëse e planeve pesëvjeçare, por ato qëndrojnë si plane më vete, që pasqyrojnë mundësitë, rezervat e reja të zbuluara dhe detyrat e reja që caktohen nga Partia, të cilat nuk kanë qenë të mundura të parashikohen plotësisht gjatë hartimit të planit pesëvjeçar. P. i E. S. shtron si kërkesë e domosdoshmëri kryerjen e studimeve prognozë me afate të gjata 10-15-20 vjeçare, të cilat shërbejnë për të qartësuar perspektivat për çështjet kryesore të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit.
Revizionistët modernë, megjithëse me demagogji flasin për planifikimin dhe për plan të zhvillimit të ekonomisë, në fakt nuk kanë as zhvillim të planifikuar, as plan unik shtetëror, përderisa në vendet ku ato janë në fuqi është zhdukur diktatura e proletariatit, ndërsa prona socialiste mbi mjetet e prodhimit ka degjeneruar në pronë kapitaliste. Në themel të , të ashtuquajturave plane të vendeve revizioniste qëndrojnë ligji i vlerës, ligji i kërkesës dhe i ofertës, anarkia, spontaneiteti dhe konkurrenea. PPSH dhe shoku Enver Hoxha duke mbrojtur e pasuruar më tej mësimet marksiste-leniniste për P. e E. S. kanë demaskuar e luftuar pikëpamjet dhe praktikat revizioniste në fushën e planifikimit. Për përsosjen e planifikimit socialist kanë dhënë ndihmesë me veprimtarinë e tyre organizuese e botuese edhe Petro Dode, Pupo Shyti, Besim Bardhoshi, AbdylBaeka etj.
(G. Shk.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Planifikimi I Ekonomisë Socialiste