PLENUMI II I KQ TË PPSH


PLENUMI II I KQ TË PPSH
✤ qerslior 1987. U

mbajt nga 15-16 qershor 1967. Shqyrtoi raportin e Byrosë Politike të KQ të PPSH «Mbi thellimin e mëtejshëm të luftës për emancipimin e plotë të gruas dhe rritjen e rolit të saj në shoqërinë socialiste», mbajtur nga anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ të PPSH shoku Ramiz Alia. Në Plenum mbajti një fjalim shumë të rënaësishëm shoku Enver Hoxha. Plenumi theksoi se puna dhe lufta e Partisë për emancipimin e plotë të gruas kishin sjellë ndryshime rrënjësore në pozitën e gruas në familje e në shoqëri. Gruaja shqiptare jo vetëm ishte çliruar nga çdo shfrytëzim e shtypje klasore, por njëkohësisht kishte fituar të drejtat politike dhe liritë demokratike njëlloj si burri. Megjithatë, vërejti Plenumi, shoqëria jonë, duke përfshirë edhe vetë gratë duhej të çlirohej plotësisht nga zakonet prapanike dhe nga mendësitë e huaja për ideologjinë e moralin tonë proletar, që akoma ekzistonin dhe ndrydhnin personalitetin e gruas, duke penguar kështu zhvillimin e aftësive të saj dhe pjesëmarrjen më të gjerë e më aktive në ndërtimin socialist të vendit.

P. theksoi se rruga kryesore që siguron emancipimin e plotë të gruas, barazinë e saj reale me burrin në të gjitha fushat, është pjesëmarrja e gjerë e gruas në prodhim shoqëror dhe në jetën politike e shoqërore, në drejtimin e punëve të shtetit e të shoqërisë. Për të siguruar emancipimin e plotë të gruas, theksoi Plenumi, një rëndësi të madhe ka gjithashtu vendosja e marrëdhënieve të reja socialiste në familje. Për këtë duhej të ecej në rrugën e lehtësimit të gruas nga punët e rënda shtëpijake, të çlirimit të saj të plotë nga pesha e zakoneve prapanike dhe mheturinave patriarkale. Plenumi II i KQ të PPSH ka rëndësi të madhe, sepse psrcaktoi orientimet për thellimin e mëtejshëm të luftës për emancipimin e plotë të gruas.

(Ag. Mu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi Ii I Kq Të Ppsh


[cite]