PLENUMI II I KQ TË PKSH


PLENUMI II I KQ TË PKSH
✤ nëntor 1944. U mblodh në Berat për të bërë bilancin e fitoreve të Luftës ANÇ dhe për të përcaktuar detyrat e etapës së re të revolucionit që do të fillonte me çlirimin e Shqipërisë. Por punimet e P. morën drejtim të shtrembër nga veprimtaria komplotuese e të deleguarit të udhëheqjes së PKJ, Velimir Stojniç shef i misionit ushtarak jugosllav dhe ndërlidhës midis PKJ dhe PKSH. Fshehurazi KQ dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH, V. Stojniçi në bashkëpunim me grupin antiparti. të përbërë nga Koçi Xoxe, Sejfulla Malëshova,

Nako Spiru e Pandi Kristo, përgatitën prapaskenën e Beratit për të sulmuar vijën e drejtë marksiste-leniniste të PKSH, Sekretarin e Përgjithshëm, shokun Enver Hoxha, që përbënin pengesën e pakapërcyeshme për zbatimin e planeve të tyre të errëta ndaj PKSH dhe Shqipërisë.

Flamurin e sulmit antiparti në P. e mor_ën në dorë S. Malëshova dhe V. Stojniçi të përkrahur plotësisht nga K. Xoxe, N. Spiru dhe pjesëtarët e tjerë të grupit. Komplotuesit e cilësuan PKSH si «një parti komuniste jo të vërtetë», me «një vijë dhe udhëheqje jomarksiste-leniniste», rrugën e ndjekur prej saj gjatë Luftës ANÇ si «një rrugë plot gabime e shtrembërime që luhatej vazhdimisht nga sektarizmi në oportunizëm dhe vice-versa», Enver Hoxha — themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë dhe i Luftës ANÇ u paraqit nga renegatët si «sinteza e të gjitha gabimeves. S. Malëshova ngriti nevojën e «kryetarit të Partisë», post që e pretendonte për vete. V. Stojniçi e cilësoi punën e Miladin Popoviçit (shih) në Shqipëri të papranueshme nga udhëheqja jugosllave dhe parashtroi «vijën e re» që duhej të.ndiqte PKSH. Popullarizimin e PKSH si udhëheqëse të popullit shqiptar e quajti sektarizëm dhe kërkoi që si i tillë të popullarizohej Fronti NÇ, që në organet drejtuese të tij të merrnin pjesë përfaqësues të klasave shfrytëzuese dhe të klerit të lartë, pavarësisht nga qëndrimi i tyre armiqësor ndaj Lëvizjes NÇ. V. Stojniçi errësoi veprimtarinë e këshillave nacionalçlirimtarë dhe të Ushtrisë NÇ, kërkoi që ushtria të pajisej me një «kokë» e «komandë të fortë ushtarake». Ai theksoi në P. se Shqipëria nuk mund të zhvillohej e pavarur, por vetëm e lidhur me Jugosllavinë në një konfederatë, kërkoi që të popullarizohej Titoja si «simbol» i çlirimit të popujve të Ballkanit dhe të Evropës etj. Një numër anëtarësh dhe kandidatësh të KQ, duke mos ditur gjë për komplotin e organizuar nga udhëheqja e PKJ, shfaqën lëkundje të theksuara bhe pranuan deri në një farë mase tezat e të deleguarit jugosllav dhe të grupit antiparti. Në këto rrethana në P. u dhanë -orientime të shtrembra në kundërshtim me vijën e Partisë. P. i Beratit i dha një grusht të rëndë unitetit në udhëheqjen e Partisë, çeli rrugën për shtrembërimin e vijës organizative të saj dhe krijoi truall të përshtatshëm për ndërhyrje të mëtejshme të revizionistëve jugosllavë në punët e brendshma të Partisë dhe të vendit. Megjithatë, komplotistët nuk ia arritën dot qëllimit kryesor, të rrëzonin Sekretarin e Përgjithshëm, sepse shumica e anëtarëve të P. ngritën lart meritat e mëdha të shokut Enver Hoxha si themelues i PKSH dhe udhëheqës i saj e i Luftës ANÇ.

(A.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi Ii I Kq Të Pksh


[cite]