PLENUMI III I KQ TË PPSH


PLENUMI III I KQ TË PPSH
✤ shkurt 1957. U mbajt nga 13-16 shkurt. Çështja kryesore që shtroi ishte raporti i Byrosë Politike «Mbi gjendjen ndërkombëtare dhe detyrat e Partisë», mbajtur nga Sekretari i Parë i KQ të PPSH sh. Enver Hoxha. Zhvilloi punimet në një situatë shumë të ndërlikuar ndërkombëtare, si pasojë e agresionit të Anglisë, Francës dhe Izraelit kundër Egjiptit, si dhe e ngjarjeve kundërrevolucionare në Hungari e Poloni. Në këtë kohë revizionistët e të gjitha ngjyrave, jugosllavë, italianë, polakë, hungarezë etj., duke shfrytëzuar tezat revizioniste të Kongresit XX të PK të BS dhe çoroditjen ideologjike e politike që krijuan ato në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, intensifikuan luftën kundër marksizëm-leninizmit, unitetit të lëvizjes komuniste dhe kampit socialist.

Në situatat e rënda që kalonte kapitalizmi botëror, revizionizmi modern kishte shpërthyer ofensivën e përgjithshme kundër bazave të marksizëm-leninizmit, parimeve themelore të kësaj shkence. Në raportin e mbajtur në P. sh. Enver Hoxha analizoi gjerësisht tezat dhe pikëpamjet e revizionizmit modern për çështjet më të rëndësishme të zhvillimit botëror bashkëkohor dhe demaskoi përpjekjet e tyre për të revizionuar bazat e teorisë marksiste-leniniste, për të rnohuar ligjësitë e përgjithshme të revolucionit dhe të ndërtimit të shoqërisë socialiste. Ai u ndal veçanërisht në çështjen e diktaturës së proletariatit, të rolit të Partisë dhe në analizën e luftës së klasave, si çështjet më thelbësore të doktrinës marksiste-leniniste, të cilat revizionistët modernë i sulmonin e i shtrembëronin. Shoku Enver theksoi se flamurin e luftës kundër bazave të marksizëm-leninizmit e mbanin në këtë situatë revizionistët jugosllavë. Analiza . marksite-leniniste që sh. Enver Hoxha u bëri problemeve të situatës ndërkombëtare dhe gjendjes në lëvizjen komuniste e punëtore ndërkombëtare, demaskimi i pikëpamjeve dhe i veprimtarisë përçarëse të revizionistëve modernë, sidomos të atyre jugosllavë, ishin një goditje e rëndë edhe për revizionistët hrushovianë dhe Kongresin XX të tyre (megjithë që ata në këtë kohë nuk u përmendën shprehimisht), pasi në thelb pikëpamjet e tyre themelore ishin të njëjta me ato të revizionistëve të tjerë. P. ka një rëndësi të madhe, pasi e armatosi Partinë për betejat e mëdha kundër revizionizmit modern. Materialet e tij, sidomos raporti i sh. Enver Hoxha, janë një ndihmesë e rëndësishme e PPSH në luftën kundër revizionizmit, për mbrojtjen e doktrinës marksiste-leniniste.

(Q.Xh,—Xh. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi Iii I Kq Të Ppsh


[cite]