PLENUMI V I KQ TË PKSH


PLENUMI V I KQ TË PKSH
✤ Shkurt 1948. U mbajt më 21 shkurt. Përpunoi detyrat e Partisë për thellimin e revolucionit dhe ndërtimin e bazave të socializmit në Shqipëri. Raportin në P. e mbajti shoku Enver Hoxha. P. shqyrtoi veprimtarinë oportuniste e antiparti të Sejfulla Malëshovës, e eila u kishte sjellë dëme interesave të Partisë e të atdheut. Sejfulla Malëshova ishte për vendosjen në Shqipëri të një rendi të tipit të demokracisë borgjeze, kërkonte zbutjen e luftës së klasave, nuk kishte besim në forcën e Partisë dhe të popullit, mbivlerësonte forcën e klasave të përmbysura, ishte për liri të plotë veprimi, për përkrahjen dhe inkurajimin e sektorit privat kapitalist, shprehej kundër përkrahjes së sektorit kooperativist në qytet e në fshat. Në thelb ishte kundër ndërtimit të socializmit. Në politikën e jashtme ishte për lëshime politike dhe ekonomike ndaj imperializmit amerikano-anglez dhe marrëdhëniet me ta i vinte në një plan me BRSS dhe me vendet e tjera socialiste. P. i goditi ashpër dhe i hodhi poshtë këto pikëpamje, kurse S. Malëshovën e përjashtoi nga Byroja Politike dhe nga KQ i Partisë.

Për thellimin e revolucionit në rrugën e socializmit P. vendosi që të kalojnë në duart e shtetit mjetet kryesore të prodhimit që ishin pronë e kapitalistëve vendës, tregtia e brendshme me shumicë dhe tregtia e jashtme, të ngriheshin kooperativat e prodhimit e të konsumit në qytet dhe në fshat, shteti të vendoste kontroll të rreptë mbi sektorin privat dhe të kufizonte elementët kapitalistë. Për zhvillimin e forcave prodhuese u dha orientimi që të ngrihej industria soeialiste, të shfrytëzoheshin minierat dhe industritë ekzistuese. të hapeshin miniera dhe të krijoheshin ndërmarrje të reja. Reforma Agrare të bëhej rrënjësore dhe të çohej deri në fund, të fillonte kolektivizimi i bujqësisë, të ngriheshin fermat bujqësore model. P. porositi që të bëhej reforma arsimore, që arsimi të bëhej pronë e masave të popullit, shkolla të brumosej me frymën revolucionare, të zhdukej analfabetizmi dhe të krijohej inteligjencia e re popullore.

Në politikën e jashtme Partia do të luftonte për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së vendit dhe për forcimin e miqësisë me BRSS dhe vendet e demokracisë popullore, kurse ndaj imperializmit anglo-amerikan do të mbahej qëndrim i prerë, parimor, do të demaskoheshin e shpartalloheshin orvatjet e tyre armiqësore kundrejt vendit tonë. Plenumi shtroi detyra të rëndësishme për forcimin e demokratizimin e pushtetit popullor. U vendos që të thirrej Kongresi 1 i Partisë më 25 maj 1946, por ai u shty për një kohë të pacaktuar për shkak të ndërhyries së udhëheqjes jugosllave.

(A. C,—Xh. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi V I Kq Të Pksh


[cite]