PLENUMI V I KQ TË PPSH


PLENUMI V I KQ TË PPSH
✤ korrik 1974. U mbajt nga 25-26 korrik 1974. Analizoi dhe dënoi veprimtarinë armiqësore në ushtri të Beqir Ballukut, ish-ministër i Mbrojtjes Popullore, armik i betuar i Partisë dhe i popullit, agjent në shërbim të armiqve të jashtëm të RPSSH. Kjo veprimtari ishte pjesë përbërëse e një komploti shumë të rrezikshëm që kishte si qëllim përmbysjen me anë të një puçi të armatosur të rendit socialist në Shqipëri, pasi të ishte likuiduar KQ i Partisë dhe Qeveria e të ishte marrëpushteti politik në duart e komplotistëve.

Ky komplot nuk u zbulua menjëherë. Në krye u zbuluan të ashtuquajturat «teza teoriko-ushtarake», të përpunuara nga puçistët mbi bazën e pikëpamjes së udhëheqjes revizioniste kineze, sipas së cilës Shqipëria mund të mbrohej nga një agresion i jashtëm, vetëm duke zbatuar taktikën e luftës partizane ose, siç e quanin komplotistët, «taktikën e rrëshqitjes». B. Balluku me bashkëpunëtorët e tij komplotistë i kishin përpunuar këto teza fshehurazi Komitetit Qendror të PPSIT e Këshillit të Mbrojtjes dhe i kishin shpërndarë në komandat e njësive për të siguruar mbështetjen e tyre. Këto «teza teoriko-ushtarake® ose më mirë kundërteza, të cilat P. i KQ i cilësoi si «materiale të zeza»,’ i kundërvihesltm vijës ushtasake revolucionare të Partisë dhe artit ushtarak popullor, të përpunuar nga Këshilli i Mbrojtjes. Në themel të këtyre materialeve qëndronte disfatizmi, hapja e dyerve invadimit të huaj ushtarak, kapitullimi përpara këtij invadimi.

Duke i kërkuar llogari B. Ballukut për këtë punë ilegale, doli në dritë se nuk ishte fajtor vetëm për materialet e zeza, por për një veprimtari komplekse me qëllime armiqësore. I vënë me shpatulla pas murit, tradhtari pranoi pjesërisht fajet, ndonëse mohonte qëllimet armiqësore. Por ai nuk tha asgjë për kreun e komplotit, poliagjentin Mehmet Shehu dhe për bashkëpunëtorët e tij në komplot, Petrit Dumen, Hito Çakon etj. Në P. këta u përpoqën ta hiqnin veten si «shpëtimtarë» të Partisë dhe ia veshën gjithë përgjegjësinë B. Ballukut. Synimi ishte të shpëtonin grupin e tyre armiqësor, që të mund të çonin deri në fund komplotin edhe pa B. Ballukun. Plenumi V i KQ të Partisë e përjashtoi B. Ballukun nga Byroja Politike, nga Komiteti Qendror i Partisë dhe e shkarkoi nga gjithë funksionet shtetërore e shoqërore që mbante.

(Y.Pl.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi V I Kq Të Ppsh


[cite]