PLENUMI VIII I KQ TË PKSH


PLENUMI VIII I KQ TË PKSH
✤ shkurt 1948. Në prag të P. veprimtaria armiqësore e titistëve dhe agjenturës së tyre, të kryesuar nga K. Xoxe, kundër PKSH arriti kulmin. Udhëheqja jugosllave paraqiti në KQ të PKSH planin e vet të «bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë mbi baza federative». P. u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht të rëndë ku sundonte fryma e diktatit dhe e persekutimit. Në P. K. Xoxe trilloi të ashtuquajturin fraksion në kokën e Partisë, i cili gjoja vepronte «nën hundën e Sekretarit të Përgjithshëm». Kjo ishte një goditje e rëndë kundër vijës së drejtë dhe unitetit të Partisë dhe sh. Enver Hoxha. Në P. u pranuan forma të tilla lidhjesh politiko-ekonomike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë që çonin në zhdukjen e pavarësisë së shtetit shqiptar. P. thelloi më shumë gabimet në ndërtimin e jetës së brendshme të Partisë, metodat organizative të udhëheqjes gë Partisë u zëvendësuan edhe më shumë me metoda ushtarako-policore.

Në P. VIII qëndresa e KQ të PKSH për të mbrojtur vijën e Partisë u thye përpara presionit të udhëheqjes jugosllave. Vija e drejtë politike dhe ekonomike e Partisë u shkel rëndë. U vu drejtpërdrejt në rrezik pavarësia dhe sovraniteti kombëtar. P. krijoi truallin për zbatimin e planit jugosllav për kolonizimin e Shqipërisë. Ky P. konsiderohet si një njollë e zezë në historinë e lavdishme të PKSH. Plenumi XI i KQ të PKSH, i shtatorit 1948 (shih) hodhi poshtë vendimet e P. VIII dhe shënoi kthesën historike në jetën e Partisë dhe të vendit.

(M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi Viii I Kq Të Pksh


[cite]