Plepi i zi

Plepi i zi

(latinisht: Populis nigra, familja Salicaceae)

Përdorimi:
Sythet dhe lëvoret e degëve të plepit të zi përdoren si ilaç. Droga është diuretike, rrudh mukozat, është antiseptike. Sythet e plepit të zi përdoren nga jashtë si pomadë në majasëll dhe në rast djegiesh.

Përgatitja:
1-2 lugë çaji me sythe të grimcuara hidhen në 1 filxhan çaji me ujë të sapozier. Përmbajtja lihet 15 minuta, pastaj kullohet. Pihen 2 doza të tilla në ditë.
Kurse çaji i lëvoreve përgatitet si vijon: 2 lugë çaji me drogë të copëtuar zihen në 1 filxhan çaji ujë për 10 minuta. Pastaj ena lihet 15 minuta e mbuluar. Përmbajtja kullohet. Pihen 2 doza të tilla në ditë.
Pomada përgatitet si vijon: 20 sythe të copëtuara hidhen në 1 lugë gjelle alkool të përqendruar. Ena lihet e mbuluar për 24 orë. Alkooli i shtohet 100 gr dhjam derri të freskët dhe 5 gr dyll bletësh. Përzierja vihet në banjëmari që të shkrijë. Pas shkrirjes përzierja kullohet në napë dyshe dhe përzihet mirë që të bëhet e njëtrajtshme.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Christian Fischer [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]