Podiqja

Podiqja

(latinisht: Agrimonia eupatoria, familja Rosaceae)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar dhe e tharë e bimës (emër tjetër i bimës kallare) shërben si drogë. Droga ka veti rrudhëse, dezinfektuese, nxit rrjedhjen e tëmthit, urinimin. Prandaj përdoret kundër diarresë, sëmundjeve të mëlçisë, të verdhit, sëmundjeve të rrugëve të tëmthit, çrregullimeve të tretjes; për shpëlarjen e hundës; për gargarë në pezmatimin e gojës, të bajameve; në sëmundje të lëkurës. Në plagë mund të vihet direkt bima e freskët dhe e shtypur, pasi është pastruar më parë.

Përgatitja:
1 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhet në 1 gotë ujë të sapozier. Përzierja lihet ½ ore duke e tundur herë pas here; kullohet dhe pihet. Pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Kura vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes. Droga e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons

[cite]