PLLANA
✤ Fshat në rrethin e Lezhës (JL) pranë urës së re mbi Mat. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Zeimenit (shih). Gjetjet arkeologjike e dëshmojnë si vendbanim që në shekullin XI p.e.r. Ruhet një kishë mesjetare e shek. XVII, me piktura murore. Banorët e P. janë dalluar në luftërat për liri e pavarësi. Kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Zejmenit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është pemëtaria dhe rritja e bagëtive të imëta. P. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pllana
[cite]