PLURALIZMI POLITIK E IDEOLOGJIK


PLURALIZMI POLITIK E IDEOLOGJIK
✤ Pikëpamje antimarksiste e përhapur gjerësisht nga borgjezia, socialdemokracia dhe revizionistët modernë eurokomunistë, kinezë e të tjerë sipas së cilës në partinë e klasës punëtore duhet të bashkëjetojnë botëkuptime dhe rryma të ndryshme ideologjike e politike, ndërsa në socializëm duhet të ekzistojë sistemi shumëpartish, të ljilëzojnë e të konkurrojnë lirisht të gjitha idetë e kulturat, proletare e borgjeze, përparimtare, dekadente e reaksionare. PPSH i ka luftuar dhe flaltur predikimet borgjezo-revizioniste të pluralizmit politik e ideologjik, thelbi i të cilave është mohimi i marksizëm-leninizmit si botëkuptim i vetëm revolucionar i klasës punëtore e i partisë së saj, mohimi i unitetit ideologjik e politik të partisë proletare, mohimi i udhëheqjes së pandarë të klasës punëtore e të pararojës së saj, partisë komuniste, në revolucion e në ndërtimin e socializmit dhe ndarja e pushtetit me partitë joproletare, borgjeze e mikroborgjeze, mohimi i partishmërisë proletare në lëmin e kulturës, artit, shkencës e përgjithësisht të jetës shpirtërore, heqja dorë nga lufta klasore në fushën ideologjike e politike në socializëm. Përvoja tregon se, po t’i lihet shteg i lirë përhapjes së konceptit të pluralizmit politik e ideologjik, ai çon në degjenerimin dhe zhdukjen e partisë revolucionare të klasës punëtore, në likuidimin e diktaturës së proletariatit, në shthurjen, minimin dhe përmhysjen e rendit socialist. (A.Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pluralizmi Politik E Ideologjik


[cite]