POEZIA
✤ Krijimtaria letrare artistike në vargje. P. shqiptare nisi të zhvillohej që herët dhe është

një nga fushat më të lëvruara të letërsisë shqiptare. Në fillim pati karakter fetar-didaskalik. Vargjet e para shqipe që njihen deri më sot janë katër distike të përkthyera prej latinishtes nga L. Matrënga, kurse vjershëtori i parë është P. Budi që ka lënë 23 vjersha me afër 3300 vargje. Në shek. XVII-XVIII P. u përfaqësua prej një radhe të tërë poetësh, si J. Variboba, N. Filja, N. Keta, N. Brankati etj., të cilët vijuan të rrihnin tematikën fetare. Karakteri fetar-moralizues shquajti edhe krijimtarinë e përfaqësuesve të rrymës së bejtexhinjve (N. Frakulla, H. Z. Kamberi, M. Çami etj.), ndonëse disa i dhanë vend në vjershat e tyre edhe temës laike.

Në mesin e shek. XIX, me kalimin e lëvizjes çlirimtare në një fazë më të lartë, në P. ndodhën ndryshime të rëndësishme. Si mbarë letërsia, P. u vu në shërbim të zgjidhjes së detyrave historike që i shtroheshin popullit shqiptar dhe eci në hullinë e romantizmit. Në përputhje me kërkesat e reja të shoqërisë u lëvruan tema, ide dhe lloje të reja letrare. Zhvillim të mirë mori vjersha lirike, e cila u prir më tepër drejt problemeve të mprehta të kohës. Zgjimi kombëtar i shqiptarëve, kushtrimi për luftë të vendosur kundër pushtuesit turk, demaskimi i elementëve antipatriotë etj. janë disa nga temat kryesore të lirikës patriotike të N. Frashërit, A. Z. Çajupit, N. Mjedës Z. Serembes, Asdrenit, F. Shirokës etj., të cilën e shquan fryma e ngritur emocionale. Përveç temës së luftës për çlirim, në P. u lërua edhe; motivi filozofik, i dashurisë, i natyrës etj. Vend të mirë në krijimtarinë poetike të kësaj periudhe zuri edhe poema lirike, liriko-epike («Bagëti e Bujqësi» e N. Frashërit, «Liria» e N. Mjedës etj.) dhe poema epike që e drejtoi vëmendjen e saj në të kaluarën historike («Historia e Skënderbeut» e N Frashërit», «Skënderbeu i pafans, «Serafina Topia» etj. të J. de Radës, «Kënga e sprasme e Balës» e G. Dara të Riut etj.). Në letërsinë e Rilindjes Kombëtare u përpunua edhe poema me temë politike dhe shoqërore, si «Baba Musa Lakuriq» e A. Z. Çajupit, «Andrra e jetës» e N. Mjedës etj. Ndër llojet e reja letrare që u përhapën ishin balada, vjersha satirike dhe humoristike etj.

Zhvillimi i P. pas Shpalljes së Pavarësisë, sidomos në vitet 20-30 lidhet me thellimin në letërsinë shqiptare të rrymës përparimtare dhe të realizmit. Atë e çuan përpara një radhë e tërë poetësh, që u frymëzuan nga idetë demokratike (F. S. Noli, pjesërisht Asdreni, Migjeni etj.). 3urimet kryesore që i frymëzuan poetët përparimtarë ishin jeta e shoqërisë shqiptare me problemet clhe kontrastet që e shquanin atë. Në vitet 20 u zhvillua lirika politike si më e përshtatshmj a për të shprehur urrejtjen ndaj forcave të vjetra shoqërore që e lanë vendin në gjendje të prapambetur, të kredhur në varfëri e padije, grishja e zjarrtë për t’i përmbysur ato. Në vitet 30 u shkruan vjersha me përmbajtje shoqërore d’ne karakter të theksuar kritik; në to gjeti pasqyrim pakënaqësia e thellë e masave të shtypura ndaj regjimit çifligaro-borgjez. Krahas lirikës, në këtë periudhë u lëvrua, ndonëse më pak, edhe poema («Poema e mjerimit» e Migjenit, «Hanko Halla» e A. Asllanit, «Bujku i Hanko Hallës» i Sh. Musarajt).

Gjatë periudhës së Luftës ANÇ, por sidomos pas Çlirimit të vendit nga zgjedha fasliiste dhe ngadhënjimit të revolucionit popullor, P. si e tërë letërsia hyri në një etapë më të lartë të zhvillimit të saj. Ideshmëria komuniste, partishmëria proletare, heroi i ri, karakteri kombëtar dhe fryma popullore formojnë karakteristikat kryesore të krijimtarisë poetike. Ishte e natyrshme që të ahvillohej më tepër lirika që pasqyron arritjet në ndërtimin socialist, ndjenjat dhe mendimet e masave popullore, ndryshimet dhe zhvillimet e reja në jetën shoqërore, në lidhje të ngushtë me ecjen përpara të revolucionit socialist. Në fillim u shkruan vjersha entuziaste, ku gjeti pasqyrim ngazëllimi për jetën e re (Ll. Siliqi, A. Çaçi, V. Skënderi etj .) Më pas në lirikë u shfaq prirja drejt paraqitjes së dukurive të rëndomta të jetës, por me kuptim të rëndësishëm.

Lirika e sotme karakterizohet nga një larmi e madhe formash, si vjersha qytetare politike, lirika filozofike, e natyrës, e dashuris’ë, vjershame temë ndërkombëtare, vjersha satirike dhe humoristike etj. Vjershën e lëvruan të tërë poetët e sotëm: I. Kadareja, D. Agolli, Ll. Siliqi, F. Arapi, F. Gjata, V. Skënderi, Xh. Spahiu, N. Papleka etj.

Në P. e sotme shqiptare vend të mirë zë poema, e cila u shfaq që në vitet e Luftës («Epopeja e Ballit Kombëtar» e Sh. Musarajt). Format e saj kryesore ,janë ,liriko-epike dhe epike. Heroizmi i viteve të luftës kundër pushtuesve fashistë, jeta e sotme e vendit me pasurinë e mgjarjeve që e shquan, gjeti pasqyrim të gjerë :në poemat e sotme. Këtyre temave iu dha vend në nië varg veprash epike («Heronjtë e Vigut» e K. Jakovës, «Mësuesi» e Ll. Siliqit, «Gjeto Plaku» i M. Gurakuqit etj.). Por kryet e vendit në krijimtarinë poetike e zë poema liriko-epike, e cila erdhi në mënyrë të shkallëshkallshme duke u bërë më e larmishme dhe duke u pasuruar me hrendi të thellë, Në qoftë se në fillim në poemën liriko-epike mbisundoi shprehja e ndjesive lirike të karakterit të ndryshëm («Prishtina» e Ll. Siliqit, «Ashtu ‘Myzeqe» e A. Çaçit), duke nisur nga vitet 60 në të shfaqen tipare të reja. Në sajë të daljes së një numri të mirë talentesh me origjinalitet të spikatur poetik, poema liriko-epike fitoi mundësinë të japë një pasqyrim më të thellë të jetës nëpërmjet përsiatjeve lirike me karakter të theksuar përgjithësues. Këto veçori dalin në pah te poemat më të shquara të sotme, si «Përse mendohen këto male» dhe «Shqiponjat fluturojnë lart» të I.Kadaresë, «Baballarët» dhe «Nënë Shqipëri* të D. Agollit, «Alarme të përgjakura» re F. Arapit ‘ etj. Poema liriko-epike dha dorë që të pasqyr’ohen e kaluara dhe e sotmja e popullit shqiptar, problemet e mëdha të jetës së vendit, ndjenjat dhe mendimet e njeriut të sotëm. Vitet e fundit ky lloj i poemës po lëvrohet gjerësisht; janë shkruar një varg veprash të cilat paraqesin interes si nga ana e brendisë së re që sjellin, ashtu edhe nga ana e formës artistike.

(N.Z.T.—J.B.—Ko.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Poezia


[cite]