POJANI SAMI
✤ (1880-1911). Veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombëtare. Lindi në Korçë në një familje atdhetarësh. Mësimet e para i mori në vendlindje, i vazhdoi në gjimnazin turk të Manastirit, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu në Stamboll. Që në moshë të re mori pjesë në lëvizjen kombëtare. Ishte anëtar i Komitetit të fshehtë të Manastirit «Për lirinë e Shqipërisë» (shih) që në themelimin e tij më 1905, dhe një nga drejtuesit e Komitetit po me këtë emër në Korçë. Në Kongresin e Manastirit (shih) ishte delegat i Korçës. Në vitet 1908-1910 botoi gazetën «Korça» (shih). Me shkrimet e tij u bë përhapës i zjarrtë i idesë së luftës për çlirimin kombëtar ahe mbroi programin e Lëvizjes Kombëtare. Mori pjesë në qëndresën kundër reaksionit xhonturk në vitet 1909-1910, ishte një nga organizatorët e mitingut të shkronjave në Korçë, më 27 shkurt 1910 në të cilin shprehu vendosmërinë për të mbrojtur alfabetin e gjuhës shqipe dhe në emër të popullit protestoi pranë parlamentit kundër përpjekjeve ,’shkombëtarizuese të xhonturqve.
(F.X.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pojani Sami
[cite]