POLIBI
✤ (Polybi, 200-120 p.e.r.). Historian i lashtë grek. Hartoi veprën e parë të historisë botërore të kohës antike «Historitë» prej 40 librash. Aty trajtohet historia e vendeve të pellgut të Mesdheut prej 264 deri 146 p.e.r. kryesisht ngjarjet e viteve 220-146. Janë ruajtur të plotë vetëm pesë librat e parë. Ka të dhëna me vlerë për Ilirinë, pasi trajtohen edhe luftërat iliro-romake dhe ngjarjet e tjera që u zhvilluan në kohën e luftërave maqedono-romake, megjithëse ai, duke u nisur nga pozita zyrtare romake, i trajton këto jo në mënyrë objektive.

(S.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Polibi


[cite]