Polikarpi i Smirnit

Polikarpi i Smirnit

(greqisht: Πολύκαρπος) Polikarpi i Smirnit (70-156) ka lindur rreth viteve 70 pas Krishtit në Smirni. Ai ishte nxënës i Apostull Joanit, prej të cilit u dorëzua Episkop i Smirnit. U dallua në ndeshjet me heretikët Makrianon dhe Ualetianion. Në debatet për festimin e Pashkës, që u zhvilluan rreth vitit 155 në Romë, ai luajti rol aktiv. Më 23 shkurt të vitit 156, Polikarpi u kap nga Antonio Piu në Smirni dhe u martirizua në stadiumin e qytetit. Në kohën e martirizimit ai ishte në moshën 86-vjeçare. Kujtimin e tij e festojmë më 23 shkurt. Shkrimet: Letër drejtuar Filipianëve, e cila është shkruar në vitin 108 dhe përbëhet prej 14 kapitujsh. Origjinalitetin e kësaj letre e dëshmojnë Irineu, Eusebi, Jeronimi dhe Foti.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]