Portik

(latinisht porticus) Portik ka kuptimin e një hajati të mbuluar prej çatisë dhe qëndronte mbi shtylla. Në Bibël kemi disa raste portikësh, si për shembull portikët e pishinës së Betesdës, portikun e Solomonit etj. Portiku i Solomonit gjendej në pjesën lindore të tempullit dhe u rindërtua nga Herodi. Portiku ishte vendi ku mbaheshin fjalime dhe bëheshin shkëmbime tregtare. Aty ka predikuar Krishti (Joani 10, 23) dhe janë bërë mbledhjet e para të të krishterëve (Veprat 5, 12).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]