POLITEKNIKUMI 7 NËNTORI


POLITEKNIKUMI 7 NËNTORI
✤ Një nga shkollat më të mëdha të arsimit të mesëm p’rofesional të vendit, «Hero i Punës Socialiste». U ngrit më 3.3.1945 me dy degë: mekanike .e ndërtim. Më 1947 shkolla u bë shumëdegëshe, duke p.ërfshirë degët: mekanike, të mekanikës bujqësore, të elektrikës, të minierave, të naftës, të gjeologjisë, të bujqësisë, të arkitekturës, të rrugë-urave dhe të hidroteknikës dhe mori emrin Politeknikumi «7 Nëntori». Pas vitit 1968 u quajt shkolla e mesme industriale «7 Nëntori*. Në këtë shkollë janë përgatitur shumë punëtorë të kualifikuar për degë të ndryshme të ekonomisë. Përveç mjediseve mësimore ka reparte prodhimi dhe uzinën për kryerjen e punës prodhuese dhe të praktikës profesionale. Në këtë shkollë zhvillohet një veprimtari e gjerë mësimore, edukuese, shkencore, kulturore, fizkulturore e prodhuese. Disa degë të këtij institucioni janë shkëputur si shkolla profesionale më vete, ndërsa .me rritjen e madhe të numrit të nxënësve më 1983 ajo u nda në dy shkolla të mesme profesionale. (Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Politeknikumi 7 Nëntori


[cite]