POPULLSIA NË RPSSH


POPULLSIA NË RPSSH
✤ Gjatë periudhës së ndërtimit socialist, popullsia është shtuar me ritme të larta dhe struktura e saj është përmirësuar në të mirën e moshave të reja dhe të atyre të afta për punë. Kjo është rrjedhim i ndërtimit të socializmit dhe i politikës socialiste të PPSH e të shtetit socialist. Popullsia në RPSSH në vitin 1983 në krahasim me vitin 1938 ishte shtuar 2,7 herë dhe gjatë 40 vjetëve të Çlirimit ajo është shtuar me një ritëm mesatar vjetor prej 2.5%. Në fillim të vitit 1984 popullsia e Shqipërisë numëronte 2 869 430 banorë nga të cilët 51.6% meshkuj dhe 48.4% femra.

Në ritmet e larta të shtimit të popullsisë në RPSSH, ka ndikuar rritja e numrit të lindjeve dhe ulja e theksuar e numrit të vdekjeve. Vdekshmëria është ulur nga 17.8 për mijë më 1938 në 5,9 për mijë më 1982, që është nga më të ulëtat në Evropë. Zgjatja mesatare e jetës për të gjiihë popullsinë, nga 38.3 vjet që ishte në periudhën e Paraçlirimit sot është afër 70,4 vjet (67.9 vjet për meshkuj dhe 72.9 vjet për femra).

Shtimi i popullsisë është shoqëruar me një shpërndarje të drejtë të sai në të gjithë territorin e vendit, duke u kujdesur sidomos për raportin e shpërndarjes midis qytetit dhe fshatit. E gjithë popullsia e afië për punë është e punësuar, në RPS të Shqipërisë nuk ka papunësi. Popullsia e RPS të Shqipërisë shquhet për strukturën e saj të re. Grupmosha nën 15 vjeç zë rreth 37% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Kjo përbën një premisë të rëndësishme që edhe në të ardhmen të sigurohen ritme të larta të shtimit të popullsisë dhe në mënyrë të veçantë të forcave të afta për punë. Fitoret e mëdha ekonomiko-shoqërore që janë arritur në ndërtimin socialist, kanë sjellë ndryshime të thella edhe në strukturën social-klasore të popullsisë. Është shtuar klasa punëtore, e cila nga 55.000 veta në vitin 1950, sot është rritur në 572.000 veta, dmth mhi 10 herë. Në të njëjtën kohë është shtuar edhe numri absolut i fshatarësisë kooperativiste, pavarësisht nga pakësimi i peshës specifike të saj në numrin e përgjithshëm të popullsisë, Nga gjiri i këtyre dy klasave lindi e u zhvillua shtresa e inteligjencies popullore.

Edhe niveli arsimor e kulturor i populisisë ka ndryshuar rrënjësisht. Ndërsa para Çlirimit 80% e popullsisë së qytetit dhe mbi 90% e popullsisë së fshatit ishte analfabete, qysh në vitet e para të Çlirimit analfabetizmi u zhduk në përgjithësi për të gjithë popullsinë në moshë deri 40 vjeç dhe sot në çdo 3-4 veta njëri mëson në shkollë. Vetëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit pesha specifike e popullsisë së shkolluar me arsim të mesëm e të lartë është më tepër se dyfishuar. Nga 380 kuadro me arsim të lartë që ishin në vitin 1938, numri i tyre në vitin 1983 arriti në 56 mijë veta.

(F.She.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Popullsia Në Rpssh


[cite]