Priftëria
Misteri i Shenjtë me anën e të cilit hirotoniset dikush. Dorëzimi në gradën e priftit kryhet prej episkopit gjatë Liturgjisë Hyjnore. Që dikush të hirotoniset në prift duhet të plotësojë këto kushte: 1-Të jetë i krishterë ortodoks. 2-Të jetë të paktën 26 vjeç. 3-Të ketë dëshmi të mirë në ambjentin përreth tij. Priftërinjtë kryejnë të gjitha Misteret e Shenjta përveç hirotonisjes, shenjtërimit të Miros dhe përurimit të kishës. Misterin e Pendim-Rrëfimit, e kryejnë vetëm ata të cilët marrin një leje të veçantë nga Episkopi.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]