Priftërinjtë

Priftërinjtë

Në Dhiatën e Vjetër piftërinjtë qenë ata të cilët celebronin shërbesën fetare në tempull. Ata kujdeseshin për flijimet si dhe për mësimin e popullit. Priftërinjtë kishin për detyrë që të kujdeseshin të mbanin ndezur prushin në altarin e temjanit, i cili ishte edhe vendi më i shenjtë i tempullit. Priftërinjtë ndaheshin në njëzetekatër grupe, ku secili prej tyre shërbente një javë në tempull. Priftërinjtë e Izraelit shërbenin vetëm në tempullin e Jeruzalemit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]