PSIKOLOGJIA
✤ Shkenca që merret me studimin e psikikës dhe formës së saj më të lartë, vetëdijes. P. materialiste e trajton psikikën si veprimtari të trurit dhe pasqyrim të botës, që kushtëzohet nga realiteti historik-shoqëror. P. përbën një nga bazat shkencore të organizimit të procesit mësimor-edukativ.
Në Shqipëri P. është zhvilluar si shkencë relativisht vonë. Megjithatë mendimi psikologjik shqitpar i ka filimet në shekujt e kaluar. Dijatarët shqiptarë si Th. Kavalioti e ndonjë tjetër hodhën hapat e parë në mendimin psikologjik shqiptar. I pari që ka shkruar një traktat ka qenë H. Tahsini. Në veprën e tij «Psikologjia» (Stambolx, 1894) pasqyrohen mjaft mendime me vlerë shkencore për kohën. Pas tij, rilindas të tjerë si J. Vreto, G. Beltoja, etj. në veprat e tyre kanë shprehur pikëpamje e mendime me vlerë mbi dukuri të ndryshme nga fusha e P. G. Bukola u bë një psikolog me famë botërore. Si lëndë e veçantë mësimore P. është përfshirë në planin mësimor të shkollës normale të Elbasanit që më 1909. Ndihmesë të veçantë ka dhënë A. Xhuvani. Vepra më e rëndësishme e tij në këtë fushë është teksti i psikologjisë për shkollat normale dhe mësuesit e shkollave, i pari i këtij lloji, botuar më 1933.
Pas Çlirimit zhvillimi i P. lidhet me luftën psr ta vënë mbi baza shkencore marksiste-leniniste përgatitjen e teksteve të reja të P. Me hapjen e shkollave të larta P. zuri vend si lëndë universitare dhe u krijuan kushtet për punë kërkimore. Në shkoilat e mesme të përgjithshme është dhënë deri më 1963, sot jepet në disa shkolla profesionale. Në dokumentet e PPSH dhe veprat e sh. Enver Hoxha janë trajtuar nga pozita materialiste mjaft probleme që lidhen me P., si ato të raportit të materies me vetëdijen, të varësisë së vetëdijes nga kushtet materiaie e shoqërore dhe të rolit vendimtar të praktikës revolucionare për shndërrimin e vetëdijes, të teorisë materialiste të njohjes, të rëndësisë së njohjes shkencore të P. dhe degëve të saj, çështje të P. shoqërore e kombëtare etj. Në veprat e sh. Enver Hoxha janë përpunuar .në mënyrë shkencore e origjinale shumë probleme që lidhen me perceptimet, kujtesën, imagjinatën, të menduarit, ndjenjat dhe emocionet, vullnetin, probleme të veçorive psikologjike të personalitetit, të bazave psikologjike të edukimit, taktit, të përshpejtimit, marrëdhënieve midis njerëzve, veçorive psikologjike të moshave etj. Përveç teksteve botohen studime psikologjike, monografi dhe artikuj në revistat e buletinet shkencore.
(N.Ab.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Psikologjia