PUNA DREJTPËRDREJT NË PRODHIM
✤ Puna që bëhet në gjirin e klasës punëtore dhe të fshatarësisë kooperativiste nga njerëzit e punës mendore e veçanërisht nga nëpunësit e inteligjencia popullore për edukimin ideologjik e kalitjen revolucionare të tyre. Bën pjesë në masat me karakter ideologjik që ka marrë PPSH për revolucionarizimin e mëtejshëm e të vazhdueshëm të gjithë jetës së vendit dhe për kalitjen e njeriut të ri socialist. P. D. në P. u zbatua për herë të parë më 1959, sipas orientimeve të Byrosë Politike të KQ të PPSH. Me vendim të KQ të PPSH dhe të KM të RPSH të vitit 1967 u bë riorganizimi i P. D. në P. në mënyrë më të përcaktuar. Mbi këtë bazë filloi kudo një lëvizje e madhe për të lidhur punën mendore me punën fizike, me prodhimin dhe lindën nisma revolueionare për të mësuar e për t’u kalitur në kuahrën e klasës punëtore.
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Puna Drejtpërdrejt Në Prodhim
[cite]