PUSET E NAFTËS DHE TË GAZIT


PUSET E NAFTËS DHE TË GAZIT
✤ Punime minerare në trajtë eilindrike me diametër 100-200 mm., kryesisht me drejtim vertikal që kryhen nëpërmjet shpimit të puseve shihlnëkoren e tokës në thellësi për nxjerrjen e naftës e të gazit nga shtresa në sipërfaqe. Puset kanë grykën me pajisje dhe aparatura për të rregulluar shfrytëzimin, kolonën e shfrytëzimit prej gypave metalikë, dhe ballin ose fundin, i cili mund të jetë i hapur ose i veshur me gypa metalikë. Në puset ulet ngritësi. një sistem gypash me diametër të brendshëm 50 deri 100 mm për lëvizjen e përzierjes gaz-naftë ose të gazit nga fundi e deri në grykë. Kur energjia natyrore që ka nafta është e pamjaftueshme për ngritjen e lëngut deri në sipërfaqe, në një thellësi të caktuar ulet një pompë thellësie. Përveç puseve tënxjerrjes, përdoren edhe puse vrojtimi, puse për injektimin e lëngjeve ose gazrave në shtresë, për zhatimin e metodave të veprimit në shtresë etj. Thellësia e puseve për shfrytëzimin e naftës dhe të gazit në vendburimet e vendit ka arritur sot në rreth 4000 m. Me rritjen e thellësisë së shtresave që shfrytëzohen po përsoset më tej teknika e kompletimit të puseve.

(R. Re.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Puset E Naftës Dhe Të Gazit


[cite]