QAFA E KIÇOKUT
✤ Qafë në kufirin e rrethit të Tepelenës dhe Përmetit, në lartësinë rreth 700 m, që lidh zonën e Vokopolës dhe të Buzit me atë të Deshnieës. Përmes saj kalon rruga automobilistike Berat-Përmet. Është formuai në kontaktin e gëlqerorëve me flishin dhe ka prejardhje erozive. Është veshur me shkurre mesdhetare gjetherënëse, kurse në faqen VL ka pyje të dendura dushku. Këtu janë zhvilluar shumë beteja kundër pushtuesve të huaj, sidomos gjatë Luftës ANÇ. Në një nga këto më 6 dhjetor 1943 ra Heroi i Popullit Kastriot Muço (shih). Gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të qershorit 1944 u zhvilluan luftime të ashpra kundër kolonave naziste.
(N. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Kiçokut
[cite]