
QAFA E SINJËS
✤ Qafë në rrethin e Beratit, në lartësinë 720 m, nëpër të eilën kalon rruga nga Berati në Fier. Ndan malin e Shpiragut nga Molishti dhe lidh Mallakastrën me luginën e Osumit. .Është e veshur me makie dhe dushk. Këtu u ekzekutuan më 1847 bejlerët Vrionas nga kryengritësit fshatarë. Në korrik 1912 u bë Kuvendi i Sinjës (shih). Gjatë Luftës ANÇ janë bërë disa beteja kundër pushtuesve.
(N. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Sinjës
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "QAFA E SINJËS" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/qafa-e-sinj%c3%abs