QENBRA E MATEMATIKËS LLOGASITËSE


QENBRA E MATEMATIKËS LLOGASITËSE
✤ Institucion kërkimor-shkencor i Akademisë së Shkencave, që punon në fushën e matematikës llogaritëse e të zbatuar, të informatikës dhe të përdorimit ‘të teknikës llogaritëse elektronike. Është krijuar më 1971 pranë UT. Ka sektorët e informatikës, të kërkimeve operacionale, të teorisë së probabilitetit e statistikës rnatematike, të teknikës llogaritëse elektronike, të metodave të përgjithshme llogaritëse e të shërbimit. Bashkëpunon me shumë qendra prodhimi dhe institucione kërkimore e arsimore të vendit për zgjidhjen e problemeve të ndryshme (ndërtimi i modeleve matematike e informatike, informatizimi i problemeve, hartimi i programeve llogaritëse, zgjidhja numerike në makinë, kualifikimi i kuadrit etj.), Është institucioni qendror i rrjetit të makinave Ilogaritëse elektronike të vendit, që lejon përpunimin e të dhënave në largësi dhe nëpërmjet terminaleve vë në dispozicion të çdo përdoruesi kapacitetet informatike dhe llogaritëse të rrjetit.

(Kr.B.-Mi. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qenbra E Matematikës Llogasitëse


[cite]