QEVERIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË


QEVERIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
✤ Organi më i lartë ekzekutiv e urdhërdhënës i shtetit demokratik popullor, që ushtroi funksionet nga 22.10.1944 deri më 22.3.1946, kur u formua Qeveria e RPSH. Më 22.10.1944 KANÇ, në mbledhjen II në Berat vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist NÇ në Qeveri Demokratike të Shqipërisë. Ky akt kushtëzohej nga zhvillimi i Luftës NÇ pas Kongresit të Përmetit, nga zgjerimi i zonave të çliruara që përfshinin pjesën më të madhe të territorit të vendit, nga trefishimi i efektivit të Ushtrisë NÇ, nga rritja e autoritetit të luftës së popullit shqiptar si brenda ashtu dhe jashtë vendit, nga detyrat e reja që do të shtronte së shpejti çlirimi i Shqipërisë, nga nevoja për të vendosur marrëdhënie zyrtare me shtetet e tjera aleate. Përbërja e Q. D. nuk pati ndonjë ndryshim nga ajo e Komitetit. Dikasteret e krijuara që në Kongresin e Përmetit shndërroheshin në ministri dhe të ngarkuarit me punë që ishin në krye të tyre quheshin ministra. Q. D. e kryesuar nga shoku Enver Hoxha drejtoi me sukses punën e madhe për rindërtirnin e vendit, që kish filluar gjatë Luftës NÇevazhdoi me intensitet dhe gjërësi më të madhe pas Çlirimit, si dhe procesin e reformave me karakter demokratik e socialist.

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qeveria Demokratike E Shqipërisë


[cite]