QPEEACIONI I FASHISTËVE ITALIANË NË PEZË


QPEEACIONI I FASHISTËVE ITALIANË NË PEZË
✤ (28.9.1942). Operacioni më i madh i spastrimit që zhvilluan fashistët italianë deri në këtë kohë fill pas Konferencës së Parë Nacionalçlirimtare që u mbajt në Pezë. Morën pjesë rn’bi 3000 veta: 6 batalione të milicisë fashiste, të karabinierisë dhe të rojës së financave dhe 5 grupe karabinxerësh, Synimi i armikut ishte të likujdohej çeta partizane e Pezës, dhe të ndëshkohej rreptë popullsia nëpërmjet terrorit, vrasjeve, djegieve e grabitjeve. Kundër këtyre forcave vepronte Ç P e Pezës, e komanduar nga Myslim Peza (shih), së bashku me fshatarët vullnetarë të armatosur, gjithsej rreth 250-300 veta. Operacioni filloi në mëngjesin e 28 shtatorit. Gjashtë kolona rrethuan zonën e Pezës, kurse një batalion karabinierësh, i përforcuar me një nënrepart tankesh, mori detyrën për të asgjësuar çetën. Operacioni u mbështet me artileri dhe me aviacion. Çeta organizoi luftime mbrojtëse vepruese, duke e gozhduar armikun në vend me orë të tëra, pastaj ajo manovroi me shkathtësi jashtë rajonit ku synonin ta rrethonin trupat fashiste dhe ishte e gatshme për t’i dhënë armikut goditje në shpinë e në krahë. Armiku bëri terror të pashembullt, dogji me dhjetëra shtëpi, vrau e masakroi pa dallim fëmijë e pleq, rrëmbeu me mijëra bagëti.

(M. II.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qpeeacioni I Fashistëve Italianë Në Pezë


[cite]