RËMENJI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit në P të liqenit, pranë qytetit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Buçimas. Si qendër e banuar përmendet qysh në shek. XVI. Ka tradita në punimin e drurit dhe të metalit. Banorët e fshatit kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u formua në dhjetor 1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në korrik 1957. Duke filluar nga viti 1973 bën pjesë në KTL të Buçimasit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e lopëve. R. ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rëmenji
[cite]