REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË


REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
✤ Me miratimin e Kushtetutës së re nga Kuvendi Popullor më 28 dhjetor 1976 emërtimi i shtetit shqiptar u ndryshua nga Republika Popullore e Shqipërisë në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

Ky emërtim i ri pasqyronte më saktë si përmbajtjen e shtetit, si formë e diktaturës së proletariatit, ashtu edhe përparimin e madh që kishte bërë vendi ynë në ndërtimin e marrëdhënieve sociaiiste gjatë periudhës 30 vjeçare që nga miratimi i Kushtetutës së parë. Duke mbajtur në emërtimin e ri termin «popuilor» pasqyrohej baza e gjerë shoqërore, që ka qenë gjithmonë një nga tiparet dalluese të shtetit tonë të demokracisë popullore. Nj ëkohësisht, nëpërmjet këtij emërtimi, u ruajt edhe një element i traditës së shëndoshë dhe i vendit të denjë që kishte zënë, sidomos në arenën ndërkomhëtare, Republika Popullore e Shqipërisë.

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Republika Popullore Socialiste E Shqipërisë


[cite]