RRËSHENI


RRËSHENI
✤ Qytet i ri, qendër e rrethit të Mirditës. Shtrihet në VL të Shqipërisë, në pellgun e Ndërfanës, ku bashkohen Fani i Madh e Fani i Vogël. Popullsia: 3221 banorë. U shpall qytet në prill 1949, kur qendra e Mirditës u shpërngul nga Shenpali. Vendi ku , shtrihet sot Rr. quhej Fushë-Lumth dhe kishte pak banorë. Në afërsi të Rr. (tek Ura e Fanit), në tetor 1944, Brigada XXII S bëri një betejë të ashpër kundër një autokolone gjermane. U çlirua më 26.10. ,i944. Gjatë viteve të pushtetit popullor Rr. është bërë qendër e rëndësishme administrative, arsimore e kulturore e Mirditës. Ka fabrikën e pasurimit të bakrit, SMT, Parkun automobilistik etj. Më 1938 Rr. kishte një shkollë fillore me mësues. Sot ka shkollë të mesme të bashkuar, shkolla 8-vjeçare, muzeun historik, bibliotekë, shtëpinë e kulturës, çerdhe e kopsht. Ka Teatrin e Kukullave, ansamblin artistik, grupin karakteristik të këngës mirditore, kinema, librari. Rr. ka 2 spitalë, poliklinikë, klinikë dentare, shtëpinë e lindjes, qendër epidemiologjike, njësi të shërbimit tregtar e komunal. Në sheshin qendror janë ngritur bustet e Pal Mëlyshit, Ndrecë Ndue Gjokës e Bardhok Bibës, si dhe monumenti i 4 Heroinave.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrësheni


[cite]